Çfarë ndodhi mes çiftit? Kiara heq Luizin nga lnstagram-i dhe fshin fotot me të, ja si REAGON këngëtari

Teksa bëmë një kërkim nëb rrjetin social “Instagram” pamë se rishtazi,

moderatorja Kiara Tito ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.

Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.

Jo domosdoshmërisht Instagram-i është tregues i jetës reale, por gjithsesi, është një element që rrëfen një hatërmbetje apo zënkë të vogël.

Këngëtari ka dalë në një live ku ka treguar se është trembur pasi telefoni i binte vazhdimisht nga njerëzit që kërkonin të dinin ç’ka ndodhur mes tyre.

Në praninë e Luizit ishte edhe Kiara e cila ka kërkuar falje dhe ka treguar se kjo ishte një rreng që ia bëri Luizit.

“Si fillim dua t’i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë shqetësuar. Ju kërkoj ndjesë se e di që na doni shumë dhe ju duam shumë. Por meqë më thatë që nuk di të bëj rreng, ja bëra”, tha Kiara.

“Akoma se kam marrë veten”, tha Luizi.