Ndodh edhe kjo/ Ish-konkurrentja e BBV vihet në siklet nga moderatori gjatë programit, i shfaqet me rrobat e ISH-it të saj

Bukuroshja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, është bërë subjekt i një shakaje në “Shok Podcast”, ku moderatori Fis Juniku ka sjellë një moment humoristik lidhur me një histori shumë të përfolur nga jeta e Vesës.

Në një promovim të emisionit, Fisi tregoi një surprizë të veçantë për shikuesit duke zbuluar një fanellë të njohur të futbollit. Pamja e tij shkaktoi shaka dhe kureshtje, pasi ai tregoi se bëhej fjalë për fanellën e futbollistit të njohur kosovar, Mërgim Berisha.

Momenti u bë akoma më intrigues kur Vesa, e cila reagoi me një pyetje të mprehtë ndaj moderatorit: “E ke blerë në pazar?”.

Fisi nuk hezitoi dhe iu përgjigj me krenari, “Jo, origjinal e kam”. Ndërsa Vesa shtoi: “Po ku ka more origjinal prej tij?”.