PIas rëndë mes Eglës dhe Julit: Ka kush të merret me ty… – DEL VIDEO

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, banorët janë mbledhur të gjithë në oborr duke shijuar darkën. E siç ndodh zakonisht, as kur konsumojnë një vakt ushqimor ata nuk rrinë dot pa debatuar me njëri-tjetrin.

Egla Ceno dhe Julian Deda janë dy prej konkurrentëve të cilët që në fillim janë përfshirë në debate shumë të ashpra me njëri-tjetrin. E kështu ndodhi edhe mbrëmë.

Pasi Juli nisi një debat me Romeo Veshajn dhe Eglën, duke i thënë se do i nxjerri me radhë prej shtëpisë, aktorja është drejtuar ndaj tij me fjalë të pahijshme.

“Ka kush merret në vendin tim me ty. Kush nuk ta pret mendja, se ti je daulle ti nuk merr vesh. Ti je budalla, ti s’merr vesh!”, i është drejtuar Egla-Julit.

Nga ana tjetër, aktori i njohur i thotë shkurt: “Mos i përdor, nuk po të ofendoj. Ok, daulle, daulle nuk ka problem, si të duash ti”.