Konfirmohet nga PRODUKSIONI banori i ri i Big Brother VIP

Në spektaklin e radhës, dy banorë të rinj bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Produksioni konfirmon se Liam Mandiaro nis garën për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dytë këtë eksperiencë, pas asaj në “Big Brother 5”.

Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”.