Arbana Osmani merr Ieksionin MË TË RËNDËSISHËM në jetë nga personi që nuk e priste!

Shpesh herë ndodh që leksionet në jetë t’i marrim nga njerëzit e rritur, megjithatë kjo nuk do të thotë që fëmijët nuk mund të japin leksione, madje ndonjëherë shumë më të vlefshme.

I tillë ishte rasti i moderatores Arbana Osmani, e cila ka marrë sot një leksion shumë të rëndësishëm për jetën, nga dikush që nuk e priste – djali i saj, Joni.

Joni i ka shkruar një letër Arbanës ku i tregon sa shumë e do, e ndër të tjera se nuk i pëlqen aspak fakti që mami Arbana dëshiron që ai të jetë perfekt.

“Leksionet më të mëdha të jetës na i japin fëmijët” – shkruan Arbana në një Instastory ku ka postuar letrën që i ka shkruar djali i saj.