TRADHËTlA e Eros Grezdës, shkak i prishjes të martesës? – Dalin detajet

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi mesa duket i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga vetë çifti, ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Për të mos mjaftuar kjo, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotot që kanë pasur së bashku.

Çifti kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Por, duket se të njohurit e tyre, flasin për një ndarje konfliktuale që ka në sfond tradhtinë e futbollistit.

Megjithatë, të pakta janë detajet që dihen për këtë histori, duke qenë ende shumë herët për të folur rreth arsyes që çoi në shkëputjen e çiftit.

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.