Moderator, aktor, këngëtar dhe… Del lista e banorëve të BBV 3?! Personazhe interesante që askujt nuk i shkuan në mendje

Olti Curri ka publikuar një listë me personazhe të njohur të cilët thuhet se do të jenë pjesë e Big Brother Vip 3,nën drejtimin e Ledion Liços.

Në listë ka emra si Romeo Veshaj, Jul Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica etj.

Nuk dihet nëse lista ka dalë nga brenda stafit të Big Brother Vip, apo është një letër që qarkullon nga grupe fansash.

Opinionistë këtë sezon të BBV, do të jenë Arbër Hajdari që rikthehet në këtë karrige për të tretin vit radhazi si dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj.