Pas lidhjes me Bardhin, Sarën E BRAKTlS e ëma? Modelja ua mbyll gojën njëherë e mirë të gjithëve

Para disa ditësh Sara ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj,

ku ka folur më shumë rreth dhunës së babait dhe rritjes larg nënës së saj në moshën 2-vjeçare.

Por mesa duket kjo e fundit është kuptuar nga fansat si një braktisje e Sarës nga nëna e saj.

Në një Instastory ajo ka sqaruar për ndjekësit se kur ajo ka qenë në moshën 2-vjeçare

, nëna e saj ka emigruar për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë.

‘E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna.

Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe.

Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite.

Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes

për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë.

Mjaft me këto keqkuptime skandaloze’, ka shkruar Sara.