Anjeza ka reaguar ndaj Fatlumit në “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi ai i tha se, po të ishte i dashuri i saj, do ta linte. Ajo e cilësoi atë si të prapambetur dhe foli për lidhjen jashtë shtëpisë.
“Pra, unë e kam lënë shumë rehat. Një letër ma ka prurë. Jam shumë e kënaqur, jam shumë në rregull. Po besoj edhe ai është duke u kënaqur. Por mua nuk e di çfarë më është kapur frajeri. Edhe nëse më lë frajeri, nuk është fundi i botës”, ka thënë Anjeza.
“Veç thjesht unë jam goxha e zonja, nuk e lë të më nënshtrojë kërkush e as të më shkelë. Të pëlqefsha kështu, mirë, mos të pëlqefsha, ka të tjera sa të duash”, ka deklaruar ajo.