Eli Fara nuk e mohon videon me Adi Hilën – reagimi i saj i parë po bën bujë

Këngëtarja Eli Fara, reagon për herë të parë pasi në rrjet i publikuan videot intime me kompozitorin Adi Hila, i cili tashmë është marrë nën hetim.

Reagimi i plotë i Eli Farës

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.

Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë. Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

E juaja, Eli Fara