‘Fotot’ me Ergys Agasin ndezin rrjetin – Hati rikthehet me deklaratën e fortë

Hati ka reaguar sërish lidhur me materialet që po qarkullojnë në rrjet, ku emri i saj është lidhur me Ergys Agasin.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se fotografia që po shpërndahet është reale. Sipas saj, personat që e kanë krijuar imazhin kanë marrë një fotografi nga profili i saj dhe e kanë përdorur për të gjeneruar një version me Inteligjencë Artificiale.

“Sa të trashë mund të jeni për të mos e kuptuar AI”, shkroi ajo fillimisht, duke publikuar edhe fotografinë që pretendon se është përdorur për manipulimin.