“Gruan tem e kisha mshelë n’shpi”/ Fatlumi trondit me deklaratën, Fuego mbetet pa fjalë

Fuego ka kritikuar komentet që, sipas tij, Fatlumi i kishte drejtuar Anjezës, gjatë një bisede me Bejtën dhe Erikun pas “Prime”-it të “Big Brother VIP Kosova 5”.

“Unë kurrë s’kisha marrë një grua si ti…. Unë gruan tem e kisha mbyllë në shpi, s’e kisha lanë me dalë… Një femër që del në club s’është për me çu në shpi”, tha Fuego, duke ia atribuar këto deklarata Fatlumit.

Duke kundërshtuar këtë gjuhë, ai u shpreh: “S’fliten këto sene”.