Paga e 13-të po vjen/ Dekretohet ligji, ja kush do të përfitojë nga fondi 102-milionësh

Ligji Nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh 102 milionë euro shtesë për pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës për punonjësit e sektorit publik, raporton IndeksOnline.

Mjetet shtohen në kategorinë “Paga dhe Shtesa”, në kuadër të Ministrisë së Financave, përmes nënprogramit të kontingjencave, dhe janë të dedikuara për mbulimin e këtyre dy obligimeve.

Ligji përcakton se pagesën e kompensimit retroaktiv për përvojën e punës e miraton Qeveria, me propozim të ministrit të Financave, në pajtim me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.