Arjan Konomi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj emisionit të ri “Live me Luizin”, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e fjalës “LIVE” në titull, ndërkohë që gjatë transmetimit shfaqet edhe njoftimi “Episod i regjistruar”.
Konomi e konsideron këtë mënyrë prezantimi si mashtruese për publikun, duke theksuar se përgjegjësia, sipas tij, i takon produksionit dhe programacionit të televizionit dhe jo Luiz Ejllit.
“Ja si mashtrohet publiku i gjerë. Me titullin ‘LIVE’. Pse duhet vendosur ky titull kur nuk është e vërtetë?!”, shkruan ndër të tjera Konomi.
Ai kritikon gjithashtu faktin që emisioni prezantohet si “live”, ndërsa në ekran shfaqet tabela “Episod i regjistruar”, duke e cilësuar situatën si mungesë serioziteti nga një televizion kombëtar.
Në reagimin e tij, Konomi përmend edhe të ftuarën Eli Fara, duke pretenduar se emri dhe pjesëmarrja e saj janë përdorur për të tërhequr klikime.
