Jona ka pretenduar gjatë një bisede me Nichin se ka një informacion nga jashtë për Kledjën, të cilin nuk mund ta ndajë për shkak të rregullave. Sipas saj, ky informacion do t’ia ndryshonte mendimin reperit.
“Unë besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të. S’je tu kuptu ku po du me dalë. E merr veshë jashtë. Se as ty jashtë nuk të kish lind pëlqimi”, i tha ajo.
“Janë do sene që shumë kisha pas qejf me t’i thënë, ama smuj me t’i thënë… është informatë nga jashtë”, vazhdoi Jona.
Nichi e pyeti nëse Kledja ishte në një lidhje jashtë shtëpisë, por Jona e mohoi.