Kujdes para fluturimit me Ryanair, rregulli i ri që mund t’ju prishë udhëtimin

Ryanair ka njoftuar se nga 10 nëntori 2026,

sportelet e regjistrimit (check-in) dhe të dorëzimit të bagazheve do të mbyllen 60 minuta para nisjes së planifikuar, në vend të 40 minutave. Rregulli zbatohet në të gjitha aeroportet ku operon kompania, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Ndryshimi prek pasagjerët që dorëzojnë bagazhe ose kryejnë check-in në aeroport. Ata që janë regjistruar online dhe udhëtojnë vetëm me bagazh dore nuk preken.

Sipas Ryanair, afati i ri synon t’u japë pasagjerëve më shumë kohë për kontrollet e sigurisë dhe të pasaportave. Udhëtarëve u rekomandohet të mbërrijnë të paktën dy orë para nisjes. Ata që paraqiten në sportel pas afatit rrezikojnë të humbasin fluturimin pa rimbursim, sipas kushteve të kompanisë.