“Liridona nuk kthehet, fëmijët do..”/ Familja reagon pasi Apeli konfirmoi dënimet

Familja e Liridona Ademajt ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për vërtetimin e dënimeve ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës. Në reagimin e publikuar, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka shprehur dhimbjen për humbjen, transmeton IndeksOnline.

“Vajza dhe motra jonë, Liridona, nuk do të na kthehet. Fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por na ngushëllon fakti që ky rast mori epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit”, thuhet në reagim.

Leonardi ka shprehur shpresën që të dënuarit t’i vuajnë dënimet në burg. “Urojmë që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe që Kosova të bëhet një vend më i sigurt për grate”.