Lirim Mehmetaj TR0NDITË me zbulimin për Behadin Allaqin: Dëshmia që Specialja nuk e solli në gjykatë

Ish-eprori i UÇK-së në shtabin e Drenocit, Bedri Zyberaj, ka rrëfyer për “Vox Kosova” takimet e tij me Behadin Allaçin në qershor të vitit 1998.

Sipas tij, Allaçi kishte ardhur dy herë në Drenoc për t’u takuar me Gani Paçarizin. Herën e parë kishte kaluar natën në shtëpinë e Zyberajt, ndërsa herën e dytë ishte larguar me Paçarizin. Zyberaj tha se ky ishte takimi i fundit kur e pa Allaçin.

I pyetur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Zyberaj deklaroi se nuk i kishte parë në shtab gjatë atyre ditëve. Ai tha se rrjedhën e ngjarjeve e kishte përshkruar në një letër në dhjetor 1998 dhe ua kishte përsëritur prokurorëve gjatë hetimeve. Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, Zyberaj u intervistua nga Prokuroria e Hagës, por nuk u ftua të dëshmonte në gjykim. Shikojeni intervisten e plote: