Ndjekësit i kërkuan publikisht foto që nuk i ka publikuar, ish-banorja e BBV Efi poston pozat nga…

Efi Dhedhes është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit. E një gjë të tillë e ka bërë pak ditë më parë.

Gjatë kësaj bisede ajo i ka surprizar fansat e saj me fotot që ka publikuar në “Instastory”.

“Për çfarë je krenare në jetë?”, e ka pyetur dikush, të cilit ish-banorja e “Big Brother VIP 2” i përgjigjet: “Për Efin”.

Ndërkohë këtë përgjigje e ka shoqëruar me një fotografi të saj kur ka qenë e vogël. Në pozën në fjalë ajo shfaqet e veshur me një kostum kuq e zi, e ulur në një kolltuk.

Ndërsa dikush tjetër i ka kërkuar që të tregojë një foto që nuk e ka postuar ende.

E Efi sërish i ka surprizuar ndjekësit e saj me një foto të disa viteve më parë. Dhedhes ka postuar në “Instastory” një pozë ku shfaqet e veshur me një kanotiere rozë dhe po ha misër.