Pas buzëqeshjes së Shqiponjës fshihet kjo tragjedi familjare që askush nuk e dinte

Shqiponja, banorja e re e “Big Brother VIP Kosova”,

kishte rrëfyer disa muaj më parë se ishte braktisur në rrugë nga familja biologjike.

Ajo kishte treguar se vazhdon t’i kërkojë prindërit biologjikë për të mësuar më shumë për të kaluarën e saj. Ndërkohë, prindërit adoptues ia ndryshuan jetën për mirë, duke e rritur me dashuri dhe përkujdesje.