Paska qenë sa për SY E FAQE? Zbulohet e vërteta, Arbana shkoi në ditëlindjen e Sarës, por nuk e merrni me mend sa pak paska qëndruar

Sara Hoxha festoi ditëlindjen dhe nuk mungoi një festë me miq dhe familjarë ku argëtimi zgjati për orë të tëra.

Në festë ndodhej edhe Arbana Osmani e cila muajt e fundit u përfol shumë për marrëdhëniet me motrat Hoxha dhe largimit të saj nga moderimi i Big Brother Vip.

“Kryefjala” ka bërë me dije se moderatorja ka qenë e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, Xhemi Shehu, ku ka konsumuar një pije dhe është larguar duke e lënë festën përgjysmë.

Madje, Arbana as nuk ka pritur momentin e tortës që Sara t’i frynte qirinjve.

Ndoshta moderatorja mund të ketë pasur angazhime të tjera, por megjithatë në rrjet po aludohet se Arbana shkoi në festë, sa për të lënë të kuptohej që ishte aty.