SA PARA FITON NË DITË/ Dua Lipës i shkon pasuria në shifra marramendëse, dalin detajet

Dua Lipa ka fituar një betejë ligjore kundër një tregtari nga Hong Kongu që shiste produkte të paautorizuara me emrin e saj. WIPO urdhëroi kalimin e domenit “dualipa-asiastore.com” në pronësi të kompanisë së këngëtares.

Sipas të dhënave të raportuara nga “Radical22 Ltd”, të ardhurat nga muzika, të drejtat e autorit, turnetë dhe produktet arritën në 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar, mesatarisht rreth 64 mijë funte në ditë.

Ndërkohë, “Radical22 Live” regjistroi 6.2 milionë funte fitim neto në vitin 2025. Turneu “Radical Optimism”, me 81 koncerte, gjeneroi rreth 162 milionë funte të ardhura.

Artistja ka folur edhe për jetën me Callum Turner dhe dëshirën për të eksploruar në këngët e saj dashurinë dhe kompleksitetin e një marrëdhënieje të shëndetshme.