Tr’agjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar doli të vendoste trekëndëshin, goditet për v’dekje

20-vjeçari me origjinë shqiptare, Thomas Qirjaj, humbi jetën më 30 tetor në autostradën A1, pranë Melegnano-s në Itali.

Sipas mediave italiane, automjeti ku udhëtonte me katër miq u përplas me ndarësen e autostradës. Thomas doli për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, por u godit nga një SUV.

Ai u transportua në spitalin Predabissi, ku ndërroi jetë nga plagët. Katër miqtë e tij nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas kishte lindur në Piacenza, jetonte me prindërit në Caorso dhe ishte fëmijë i vetëm. Policia Rrugore dhe Prokuroria e Lodit po hetojnë përplasjen fillestare dhe rrethanat e goditjes së të riut. /Tch/