Avokati Kujtim Ibraj ka parashikuar burgim të përjetshëm për të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe mundësinë e një akuze për bashkëpunim ndaj bashkëshortit të saj.
“Kemi të bëjmë me vrasje me parandimin në rrethana cilësuese për shkak të lidhjeve familjare që ka. Unë besoj që ai do të dënohet me burgim të përjetshëm, por unë besoj që edhe bashkëshorti ndoshta akuzën e prokurorisë do ta shohim më vonë, besoj që do të jetë edhe ai në bashkëpunim bashkë me të vëllain.
Që do të thotë, unë them që 15 vite burg për bashkëshortin dhe burgim të përjetshëm për vëllain, autorin e vrasjes. Pra marzhi i dënimit është shumë i rëndë”, tha Ibraj.