Elijona Binakaj ka folur për ndarjen nga Klodi në rubrikën “25 pyetje” të Prive By LS. Pretendimet për tradhti që kanë qarkulluar në rrjet mbeten të pakonfirmuara.
“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, është shprehur ajo.
Elijona tha se mendon që ka ardhur momenti të hiqen fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale.
Për marrëdhëniet sentimentale, ajo u shpreh se mund të japë një shans të dytë, por jo të tretë, ndërsa në miqësi beson se gabimet mund të falen.