Alarm i ri në Pejë/ Në mes të divorcit, gruaja kërkon mbrojtje nga Policia, ja çka po i bën bashkëshorti

Policia ka njoftuar se një grua në Pejë ka raportuar në Polici se ish bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, edhe pse ishin ndarë para disa muajsh.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, çifti ka dy fëmijë, ndërsa procedura e shkurorëzimit është ende në proces gjyqësor. Viktima ka deklaruar se ka frikë nga ish-bashkëshorti. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.