Është publikuar një tjetër letër e së ndjerës Arlinda Zekaj, ku ajo kritikon mënyrën se si institucionet dhe drejtësia në Kosovë kanë trajtuar kërkesat e saj, transmeton lajmi.net.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra, ku ajo shkruan:
“Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!
Për më shumë, gjyqtarët i lëshojnë vendimet kontradiktore e bënë të vështirë jetën e një gruaje dhe jetën e një fëmije. Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të di.
As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin.”