50 milionë euro për Kosovën/ Presidentja Pula jep lajmin e madh dhe zbulon ku do të investohen paratë

Luksemburgu është zotuar të vazhdojë mbështetjen financiare për Kosovën me 50 milionë euro për periudhën 2026–2030, në kuadër të kornizës së re të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit pas takimit, zotimi u diskutua mes presidentes Justina Shiroka Pula dhe të ngarkuarit me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Presidentja vlerësoi kontributin e Luksemburgut në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës e përpjekjet për anëtarësim në NATO.