“Nëse më arrestojnë, do ta bëj këtë”/ Vuçiq paralajmëron lëvizjen që mund të TR0NDITË Serbinë

Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar

në televizionin Pink se do të nisë grevë urie nëse autoritetet tentojnë ta arrestojnë. Kreu i grupit parlamentar të SNS-së pretendoi se në një rast të tillë një milion njerëz do të dilnin në rrugë.

“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo do të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiç) dhe Bosko (Obradoviç), që bëjnë shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Për mua nuk ka asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të fshihesha”, u shpreh ai.

Vuçiç tha se mbështet më shumë mospjesëmarrjen e SNS-së në zgjedhjet presidenciale, por vendimi do të merret në kongresin e 13 dhjetorit. “Pse duhet ta bëjmë këtë, ndërkohë që njerëzit tanë po ndiqen, keqtrajtohen dhe persekutohen? Është plotësisht e mundur që partia të marrë edhe një vendim tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Nova.rs, Vuçiç pretendoi gjithashtu se kishte marrë kërcënime me vdekje nga klani i Vraçarit. Ai tha se nuk do t’i drejtohej policisë, pasi nuk kishte besim tek ajo.

“Unë nuk kam çfarë t’u raportoj atyre, jo vetëm sepse nuk kam besim, por edhe sepse e di se për kë punojnë këta njerëz”, u shpreh ai.