Sipas raportimit, të enjten
pritet të zyrtarizohet përjashtimi i Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar.
Parashikohet edhe zhvendosja e saj nga ulëset e mazhorancës, për t’u sistemuar pranë Marjana Koçekut, e cila ishte vetëlarguar më herët nga radhët zyrtare.
Burime pranë mazhorancës flasin për fërkime të vazhdueshme dhe krisje të besimit mes Spiropalit dhe drejtuesve të partisë. Zhvillimi vjen pas debateve të brendshme mbi vendimmarrjen dhe rreshtimin politik.