Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj vijon të ndjekë në Instagram
Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Arbi Maznikun dhe Erion Veliajn, pavarësisht përplasjeve publike me ish-bashkëpunëtorët e tij.
Gjiknuri dhe Veliaj e ndjekin gjithashtu Ahmetajn, ndërsa Rama nuk e ka në listën e llogarive që ndjek.
Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që prej korrikut 2023, lidhur me dyshimet për fshehje pasurie, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Ai ka aplikuar për azil në Zvicër bashkë me familjen.
Në intervistat e dhëna nga atje, Ahmetaj ka akuzuar ish-bashkëpunëtorët politikë dhe përfaqësues të drejtësisë për përndjekje. Ai ka pretenduar se u largua nga Shqipëria nga frika për jetën e tij dhe të familjes.