Si të bëheni sa më shumë inteligjent? Ja çfarë këshille jep njeriu më i pasur, Elon Musk

Elon Musk shpeshherë ka thënë se është rritur duke lexuar libra dhe nuk është se ai zgjedh shumë se çfarë tema lexon.

Ndonëse shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë libra që janë relevantë me fushat që u përkasin, Musk e lejon veten të mësojë çdo gjë për shkak se çfarë mësoni tani mund ta ndërlidhni me diçka tjetër në të ardhmen, duke krijuar diçka unike.

Musk ka kombinuar fushën e softuerit me ekonominë, duke krijuar kompaninë PayPal.

Në një diskutim në forumin online ‘Reddit’, një përdorues e kishte pyetur Elon Musk se si menaxhon të mësoj çdo gjë kaq shpejt.

Musk ishte përgjigjur: “Një këshillë nga unë, është e rëndësishme t’i shihni njohuritë e përgjithshme si një lloj peme semantike, sigurohuni se jeni duke i kuptuar parimet fundamentale”.

Musk fillimisht ka mësuar gjërat thelbësore të inteligjencës artificiale, fizikës dhe inxhinierisë pastaj i ka konstrukturuar këto ide në mënyra të reja, duke krijuar kompanitë PayPal, SpaceX, Tesla, etj.