“Tre të mitur dëshmitarë”/ Zbardhet çfarë ndodhi në polici para vrasjes së Arlindës

Gazetari Vullnet Krasniqi ka ngritur dyshime për zhvillimet në Stacionin Policor të Pejës para vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë.

“Pyetja kryesore është çka ka ndodh atë natë në stacionin policor në Pejë. Kur kam shkuar në Pejë, fjalia e parë që ma kanë thënë ka qenë ‘Vullnet nuk  e ki idenë se çfarë ka ndodhur këtu, pra brenda stacionit policor”. Sipas informacioneve të avokatit të familjes, Besnik Berisha, brenda stacionit ka qenë Jetoni bashkë me vëllanë e tij dhe i cili dyshohet që e ka lajmëruar Albertin në këtë rast që ‘Arlinda po vjen te ju, Jetonin e kanë ndal’. Pra këtu shtrohet pyetja, qysh është marrë vesh për vrasjen e saj dhe çështja e telefonit. Ka dyshime të forta që Jetoni aty ka pasur qasje në telefon, brenda stacionit policor dhe dyshohet se e ka parë vrasjen. Nuk kuptohet pse është lejuar telefoni”.

Krasniqi ngriti edhe pikëpyetje për mënyrën si u njoftua Policia dhe mungesën, sipas tij, të një thirrjeje në numrin emergjent 192.

“Kamerat e sigurisë brenda stacionit me kamerat e sigurisë dhe familjes atje, duhet me u bë sinkronizim. Këto të gjitha janë dyshime, por kjo do të zbardhet shumë shpejt. Nëse del që policia e Kosovës përmes një personi të tretë ka shkuar dhe e ka kuptuar dhe ka pas Jetoni qasje në telefon, ky do ishte skandal i madh”.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, tha se në vendimin e Gjykatës në Pejë përmendeshin dëshmitarë okularë që ende nuk ishin intervistuar në atë kohë.

“Pak ditë pasi është dorëzuar Albert Sylaj. Dyshohet se Albert Sylaj ka dashur të takohej me familjen pikërisht për me ua tregu narracionin se si duhet të flasin. Gjatë kohës sa të merren në pyetje mund të ndryshohet edhe statusi, pra personave që janë si dëshmitarë mund të jenë edhe të dyshuar, pra nuk është përfundimtare”, tha ajo.

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen, ndodhet në paraburgim.