Thanë se e vrau ariu, por hetimet zbuluan krimin brenda familjes – gjendet arma në oborrin e shqiptarit 53 vjeçar

Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe Gazmir Fiku, 33 vjeç, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen në bashkëpunim të Urim Fikut, 53 vjeç, në Godvi të Bulqizës. Të arrestuarit janë bashkëshortja dhe djali i viktimës, raporton Top Channel.

Ngjarja ndodhi më 3 nëntor 2026. Fillimisht, familjarët raportuan se ai ishte sulmuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Por hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan se viktima ishte vrarë me armë zjarri.

Policia sekuestroi një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë të gjetur në oborrin e banesës.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, të kryera në bashkëpunim.