Policia holandeze, përmes Europol-it, po kërkon pesë shtetas serbë në lidhje me grabitjen e bizhuterive me vlerë rreth 40 milionë euro në panairin TEFAF në Maastricht, më 28 qershor 2022, transmeton Periskopi.
Mes tyre është 41-vjeçarja Ninoslava Joviq nga Nishi, e cila dyshohet se ka ofruar mbështetje për operacionin. Sipas hetuesve, ajo besohet se ndodhet në Serbi, ku është parë për herë të fundit.
Prokuroria e Limburgut ofron 20 mijë euro për informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarve. Ndërkohë, një kompani sigurimesh ofron 600 mijë euro për informacione lidhur me bizhuteritë e vjedhura.
Në kërkim janë edhe Aleksandar Ceniq, Aleksandar Stojiljkoviq, Duško Dimitrijeviq dhe Bratislav Stojanoviq, të gjithë nga Nishi. Hetuesit dyshojnë se katër burrat janë anëtarë të grupit kriminal “Pink Panther”.
Gjatë grabitjes, katër burra thyen vitrinat me çekiçë dhe u larguan me bizhuteritë. Mes tyre ishte një gjerdan me diamant të verdhë, me vlerë deri në 27 milionë euro. Një pjesë e vogël e sendeve është gjetur më vonë në Hong Kong, Izrael dhe Botsvanë.