“Shko bëj ndonjë “oh”, je dhe nënë!”, Egla-Ilnisës: Del nëpër komshinj me fol për s*ks… – VIDEO

Edhe në dhomën e gjumit nuk kanë munguar përplasjet mes Eglës dhe Ilnisës.

Aktorja e ka akuzuar gazetaren se ka bërë seks në shtëpinë e Big Brother Vip 3 dhe se po i jep shembull të shëmtuar vajzës së saj.

Ilnisa, nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur aktores duke mos kursyer fyerjet ndaj saj.

Egla: O krevat dopio e big-ut! Shko bëj ndonjë oh aty dhe mbylle sqepin. Mbylle! Se po çmendesh ndoshta dhe del nëpër komshinj me fol për seks.

Gjatë përplasjes, dy banoret kanë shpërthyer edhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Egla i kërcënoi se do t’i linte të flinin pasi e zgjuan nga gjumi.

“Kakaris vetëm me anën seksuale e kupton sa e papjekur je ti?”, i drejtohet Egla Ilnisës, teksa e quan “zgavër njerëzore”.

“Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë”, shprehet aktorja. Ndërsa gazetarja iu është përgjigjur duke i thënë: “Për modele si ty, kthehu nga ana tjetër, o copë mishi”.

Pjesë nga debati:

Egla: Zhapike, mbylle sqepin o papagalle! Idiote femër, kënaqesh duke folur mbrapa krahëve ti.