‘Na qitën sytë…’ Rozana Radi ‘SHPERTHEN’ ndaj opinionistes së Big Brother: ‘Ajo…’

Rozana Radi prej kohësh nuk është më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja.

Megjithatë, jeta e saj ka marrë një tjetër drejtim, që prej nisjes së këtij edicioni të Big Brother Vip,

këngëtarja tashmë edhe prezantuese, komenton “Live” në platformat e rrjeteve sociale

ndodhitë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bashkë me Anaid Kalotin, Aulona Mustën dhe Sonila Meçon kanë dhënë mendimet e tyre për “Prime” e sotëm.

Ajo çka i ka tërhequr vëmendjen Rozanës ka qenë sjellja e opinionistes Ori Nebijaj

e cila u është “sulur” banorëve për lojën e ulët që po bëjnë në BBV.

“Na qitën sytë. Po ajo(Ori Nebijaj) e ka humbur fare me banorët.

Si mund te flasë ashtu. Ajo nuk është banore, por opinioniste.

Po përdor një fjalor që nuk i shkon opinionistit,” tha këngëtarja.

Më pas ka ndërhyrë edhe gazetarja Sonila Meço, e cila është përpjekur të justifikojë tensionin e Orit.

“Ke shumë të drejtë, por tani aty është tensionuar shumë dhe të gjithë kanë humbur logjikën përfshire dhe Orin,” tha gazetarja.