“E ke menduar ndonjëherë të adoptosh fëmijë?”/ Egla BEFASON me përgjigjen ndaj Rikes

Pak ditë më parë, Egla Ceno dhe Rike Roçi patën një debat mjaft të fortë me njëra-tjetrën, i cili agravoi me hedhje pane në kokë. Ishte modelja ajo që shkoi dhe mori panën dhe ia hodhi aktores.

Ky gjest u dënua nga Vëllai i Madh, i cili të shtunën e kaluar i nxori dy banoret në nomimin ‘kokë më kokë’. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ishte Rike ajo që u eliminua nga votat e publikut, por që fati ishte me të pasi kishte biletë kthimi

E duket se këtë debat ato kanë vendosur që t’a lënë pas, pasi mëngjesin e sotëm Egla dhe Rike kanë biseduar shumë qetë me njëra-tjetrën dhe për tema të rëndësishme.

Teksa po shijonin rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aktorja e njohur ka folur në lidhje për dëshirën për të qenë nënë. E në një moment Rike e pyet nëse “e ka menduar ndonjëherë që të adoptojë fëmijë?”

Pjesë nga biseda:

Egla: Kur nuk erdhi, nuk erdhi, shnet. Po erdhi, do vijë. Unë nuk dua ta sforcoj te vetja këtë gjë

Rike: Kam një shoqe që është 45-46 vjeçe që ka adoptuar fëmijë

Egla: Shumë mirë ia ka bërë, unë po them se e vlerësoj dhe admiroj…

Rike: Që kanë atë kurajo po thua ti

Egla: Po. Është zgjedhje shumë personale