Si do reagojë Pique? Shakira shfaqet në momente lNTIME me një aktor – DALIN PAMJET

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka bërë bujë me fotografitë e reja që ka shpërndarë në rrjete sociale. Këngëtarja kolumbiane ka pozuar me Lucien Laviscount, yllin e serialit “Emily in Paris”.

Mediat e huaja raportojnë se aktori i pashëm britanik do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re “Punteria”.

Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë.

Laviscount ishte pa këmishë dhe pozonte vetëm me pantallona të shkurtra të bardha.

Ish-mbrojtësi i FC Barcelonës, Gerard Pique, para dy vitesh i ka dhënë fund martesës me këngëtaren kolumbiane.