‘O Adriani i nënës, o djalë i shpirit, me 14 të goditura ty jetën ta morën..’/ DHlMBJE E MADHE, si ndodhi vr*sja e rëndë e 24 vjeçarit në Tropojë

24-vjeçari Adrian Pepkolaj u godit barbarisht 14 herë më thikë nga Saimir Sadiku pas një sherri në një lokal në Tropojë.

Mirëpo, motivi në momentet e para të ngjarjes mbeti i paqartë.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri degradoi deri në fatalitet, për shkak se personat e akuzuar ishin nën efektin e alkoolit.

Kjo gjë ndezi gjakrat mes tyre, por fatkeqësisht jeta e Adrian Pepkolaj u pre në mes, ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj

dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka ndodhen në spital me plagë të rënda në trup. Gjatë përplasjes u përdorën jo vetëm thika, por edhe shishe të thyera të pijeve alkoolike.

Ngjarja e rëndë doodhi dy dytë më parë rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, ku për motive të dobëta.

Autori i ngjarjesz ende nuk është arrestuar, teksa vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij. Sakaq, policia ka arrestuar 5 persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Më konkretisht, janë arrestuar:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.