Ekskluzive/ Pësoi sulm në zemër, mësohet gjendja aktuale e LULZIM JASHARIT

Sot u raportua për një përkeqësim shëndetësor të Lulzim Jasharit, djalit të legjendarit Adem Jashari.

U raportua se ai pati një sulm në zemër dhe shpëtoi falë mjekëve, shkruan “Jepi zë”.

Siç mëson gazeta, heroi i Lulzimit ishte mjeku nga Mitrovica Drin Gurguri, i cili ishte duke shërbyer në Emergjencën e Skënderajt.

Falë reagimit të shpejt të Dr.Drin Gurguri me staf dhe teknikëve Nexhat Ahmeti dhe Jeton Gashi, gjendja e Lulzimit u vu në kontroll dhe u arrit stabiliteti për t’u dërguar në QKUK.

Po raportohet tani se Lulzimi është në gjendje stabile shëndetësore.