Upss! PIas keq ‘Iufta’ mes “BBVK” dhe “BBVA”, Topi tha se BBVA ka marrë dhe audiencën e Kosovës, BBVK i kthehet rëndë me një reagim

Mbrëmjen e djeshme “BBVA” nisi maratonën e netëve Live duke na prezantuar me 18 banorët e parë të shtëpisë. Sigurish audienca ka qenë e lartë dhe ditën e sotme Top Channel ka publikuar një artikull ku shkruan që përmes një studumi është zbuluar se “BBVA” po arrin një sukses të madh duke lënë në hije “BBVK”.

TCH: Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.

Sigurisht pak shkrimit të TOP Channel, ka reaguar edhe gazetari Diamant Bajra i cili shprehet se ato që ka thënë Top Channel nuk janë të vërteta pasi “BBVK” ka patur audiencë shumë më të lartë së “BBVA”.

Diamant Bajra: Top Channel duke ju referuar dhjetra kërkimeve në platformen Google paska pretenduar se ka thyer rekorde me tërheqje të audiencës nga Kosova. Pra kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për të paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq!