Panik gjatë fluturimit, shqiptari tenton të hapë derën e avionit.. Pasagjerët tjerë hidhen të gjithë sipër tij

Ngjarja gjatë fluturimit Gjenevë–Prishtinë ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi një pasagjer shqiptar ka tentuar të hapë derën e avionit në mes të udhëtimit.

Sipas raportimeve, situata është përshkallëzuar me shpejtësi, por ka qenë ndërhyrja e udhëtarëve të tjerë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme.

Pasagjerët u hodhën mbi të riun për ta mbajtur nën kontroll, derisa policia ndërhyri dhe e neutralizoi plotësisht situatën.

Mësohet se i riu ka qenë agresiv, ka ofenduar verbalisht dhe ka pasur sjellje të dhunshme, por nuk dihen ende arsyet pas veprimit të tij.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për probleme të shëndetit mendor, ndonjë gjendje emocionale apo ndonjë motiv tjetër.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar, dhe fluturimi është kryer deri në fund pas normalizimit të situatës.