Panik në ajër! Kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me tym – Çka ndodhi

Një aeroplan “Airbus” i kompanisë ajrore private rumune “Carpatair”, i cili po kryente fluturimin në linjën Athinë-Riga, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, “Elefterios Venizelos”, këtë mëngjes.

Sipas raportimeve të mediave greke, avioni u kthye në aeroport vetëm pak minuta pasi ishte nisur. Shkak për uljen emergjente u bë shfaqja e tymit në kabinën e pilotit, duke aktivizuar menjëherë procedurat e sigurisë. Informacionet e para bëjnë të ditur se në momentin e incidentit, në bordin e avionit ndodheshin 150 pasagjerë.

Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24, piloti u detyrua të kthente menjëherë aeroplanin në aeroportin e Athinës pas ngritjes. Lajmi i mirë është se asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar lëndime gjatë këtij incidenti dhe të gjithë raportohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas uljes së sigurt të avionit, pritet që teknikë specializuar të kryejnë një inspektim të plotë të tij në aeroportin e Athinës. Qëllimi i këtij inspektimi është të përcaktohet shkaku i shfaqjes së tymit në kabinën e pilotit dhe të verifikohet nëse avioni është i sigurt për fluturime të ardhshme. Kompania ajrore “Carpatair” pritet të lëshojë një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për të siguruar udhëtimin e sigurt të pasagjerëve të prekur.