“U dogj çdo gjë. Identifikimi i tij u bë vetëm nëpërmjet…”- Detaje shokuese zbulohen nga vd*kja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij

Detaje të reja dhe të rënda kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, André.

Sipas raportimeve të BBC Sport dhe Marca, dy vëllezërit humbën jetën në mënyrë të tmerrshme pasi automjeti i tyre tip Lamborghini mori flakë dhe u dogj plotësisht.

Shkaku i aksidentit, sipas të dhënave paraprake, ishte një shpërthim i gomës së automjetit, ndërsa po udhëtonin me shpejtësi të lartë në autostradën A-52, pranë zonës Palacios de Sanabria, në provincën Zamora.

Në përpjekje për të parakaluar një makinë tjetër, njëra nga gomat shpërtheu, duke bërë që mjeti sportiv të dalë nga rruga, të rrokulliset në një kanal dhe më pas të marrë flakë.

Sipas hetuesve, të dy vëllezërit nuk arritën të dilnin nga makina dhe u përfshinë plotësisht nga zjarri. Për shkak të përmasave të djegies, identifikimi i viktimave nuk u bë dot përmes mjeteve standarde – e vetmja mënyrë për të konfirmuar identitetin e tyre ishin targat e automjetit të regjistruar në emrin e Jotës.

Ngjarja ka tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik.

Vetëm pak ditë më parë, Diogo Jota kishte kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Rute Cardoso, ndërsa me Kombëtaren e Portugalisë kishte qenë pjesë aktive në ndeshjet e fundit, përfshirë triumfin në Ligën e Kombeve.

Kjo tragjedi le një dhimbje të thellë për familjen, ekipin dhe gjithë komunitetin sportiv ndërkombëtar, ndërsa autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për të dokumentuar me saktësi rrethanat e aksidentit.