Mbrëmja e 8 gushtit në festivalin “Nona” në Përmet, një ngjarje e dedikuar gjysheve shqiptare, mori një kthesë të papritur gjatë performancës së këngëtares Anxhela Peristeri. Artistja, e ftuar për të kënduar në këtë festë, u prit fillimisht me entuziazëm dhe duartrokitje, por një incident në skenë la ‘shije të hidhur’ tek të pranishmit.
Gjatë performancës, një person nga publiku e goditi këngëtaren me një kanaçe. Momenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku qarkulloi një video me reagimin e menjëhershëm të organizatorit të eventit, Bled Mane.
Në videon e shpërndarë gjerësisht, Mane dëgjohet duke kërkuar ndërhyrjen e prindërve:
3 minuta kohë largohuni nga shkallët. 3 minuta fiken dritat, anulohen festivali dhe nuk vij në Përmet. Prindër të dashur, largoni fëmijët nga shkallët. Është turp, do mbetemi në histori. Ky koncert ka kushtuar 100 mijë euro. Nëse shoh ndonjë fëmijë të bëjë ato veprime, anulohet festivali. Anxhela më fal, mirëserdhe në Përmet!”
Më pas ai ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë Bashkiake.