Reja e Mihrije Brahes del në bikine, këngëtarja i kthehet komentuesit që e kritikoi

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një foto të re nga pushimet, ku protagoniste është nusja e saj Tringa, e veshur me bikini dhe duke lexuar një libër buzë detit.

Pamja verore ka tërhequr vëmendjen e fansave, por edhe ka ngjallur reagime të ndryshme në komente.

Një nga ndjekëset, me humor, ka shkruar:

“Vallehen tyneherë nuset veshun i qitshim, tash dulle moda deshe krejt ”

Mihrije Braha nuk e la pa përgjigje, duke komentuar:

“Në plazh është ❤️”

Replika e saj e thjeshtë, por me vend, mori shumë pëlqime dhe u vlerësua nga fansat si një reagim i matur dhe elegant.

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komunikimin e hapur me publikun, tregoi edhe një herë se di si t’i menaxhojë situatat në rrjetet sociale pa krijuar polemika, por duke ruajtur pozitivitetin. /Prive By Liberta Spahiu