Kryeministri Edi Rama duket se nuk ndan te njejtin mendim me ata qe thone se turizmi ne vend kete vit ka pesuar renie.
Ai ka publikuar nje video nga plazhet e Durresit duke theksuar se ato jane plot.
“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi
Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama.
Ne fakt, nje diskutim i madh eshte hapur javet e fundit, ku eshte evidentuar fakti se plazhet jane bosh ne nje pjese te madhe dhe hotelet e njesite akomoduese kane me pak prenotime kete vit, duke fajesuar cmimet e larta te vitit te kaluar, mungesen e sherbimit dhe infrastruktures.