Padrejtësi të mëdha kohëve të fundit.. Gjesti bën ndryshimin e papritur në pamje/FOTO

Ditët e fundit, këngëtari kosovar Gjesti ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të papritur në pamje.

Në një grup privat në Instagram, ai ndau një selfie ku bie në sy ngjyra e re e flokëve, këtë herë rozë.

Ndryshimi i imazhit vjen pas një periudhe kur vetë artisti ka pranuar se po përballet me disa vështirësi që e kanë penguar të publikojë projekte të reja muzikore.

Gjesti nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por fansat e kanë mbështetur përmes komenteve dhe reagimeve në rrjetet sociale.