Nga Xhensila Myrtezaj te Luana Vjollca dhe Enca, pas ndarjeve të vështira, vajzat e showbizit erdhen me poza të rënda këtë verë

Kjo verë vijon të mbetet e nxehtë, dhe nuk e kemi fjalën këtu vetëm për temperaturat, por edhe për pamjet që kemi ndeshur përgjatë gjithë sezonit në rrjetet sociale, ku duhet thënë vajzat e njohura të ekranit kanë qenë shumë bujare.

Plot stil, sharm por edhe sensualitet, ato kanë sjellë herë pas here foto nga ditët e tyre të relaksit. Kështu ka ndodhur edhe këtë javë, ku disa prej tyre janë në pushimet e tyre të para single, pas ndarjeve jo fort të lehta që kanë pasur.

Ledina Çelo, ka zgjedhur që këtë verë të pushojë në bregdetin shqiptar. Ajo ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale ku shfaqet duke shijuar ditët me diell dhe detin, ndërsa fansat kanë mbetur të befasuar nga forma e saj fizike perfekte.

Në foto, Ledina shihet me bikini elegante, duke treguar trupin e tonifikuar, brenda në ujë. Artistja, e cila prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë me familjen e saj, duket se këtë verë ka dashur të rikthehet pranë brigjeve të vendit të saj për të kaluar disa ditë relaksi. Në postimet që ajo bën në rrjetet sociale, duhet thënë se shpesh herë artistja zgjedhë të vijë provokuese.

Pavarësisht mungesës në muzikë, ajo mbetet një nga ikonat më të dashura të publikut shqiptar. Me pamjen e saj të kuruar dhe linjat trupore që ruan prej vitesh, Ledina Çelo ka treguar se vazhdon të mbetet një ndër figurat më elegante të showbizit shqiptar. Këngëtarja e njohur Enca Haxhia di gjithmonë të bëjë zhurmë në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në plazh, ku shfaqet duke pozuar në një skaf.

Ajo ka zgjedhur një palë bikini minimalist, duke vënë në pah format e saj trupore, ndërsa vëmendjen më të madhe e kanë marrë të pasmet. Fotot janë cilësuar si tepër provokuese nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komentet e tyre. Një pjesë e ndjekësve e komplimentuan për linjat trupore dhe guximin për të treguar sensualitetin, ndërsa të tjerë e kritikuan për ekspozimin e tepërt.

Kujtojmë që pak kohë më parë, këngëtarja u nda nga i dashuri i saj afrikan. Që atëherë ajo ka zgjedhur mos të flasë më për jetën private, por të fokusohet tek pushimet dhe pse jo duke u përgatitur për një rikthim në skenën muzikore Ndonëse ka pasur një verë shumë të ngarkuar, edhe Anxhela ka gjetur kohë për disa ditë relaksi. Ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet në bikini, duke treguar format e saj të kuruara dhe linjat e përsosura, të cilat gjithmonë bëhen temë diskutimi në rrjete sociale.

Anxhela është vlerësuar si një nga femrat më tërheqëse të showbizit shqiptar, dhe imazhet e saj të fundit e konfirmojnë këtë. Ndonëse në karrierën e saj, preferon mos të luajë shumë me sensualitetin, në këto ditë buzë detit, duket se ia ka lejuar vetes një foto me bikini.

Prej shumë vitesh, këngëtarja është në një histori dashurie, duke shijuar këtë romancë sa më larg syve të publikut. Jemi të sigurt që së bashku me të, në këto ditë vere është edhe partneri. Por mesa duket, as këtë herë Anxhela nuk ka dashur ta publikojë imazhin e tij, për ta mbajtur këtë histori sa më diskrete.

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, po i kalon pushimet e saj verore pranë fëmijëve, duke treguar edhe njëherë se roli i nënës është prioriteti i saj më i madh. Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa imazhe nga ditët e relaksit, ku shfaqet e lumtur dhe e përkushtuar pranë të voglit të saj.

Në njërën prej fotove më të komentuara, Xhensila shihet duke përqafuar djalin, buzë pishinës. Kujtojmë që emri i saj është ndër më të lakuarit këtë verë, ku krahas angazhimit të saj në muzikë, lidhja e përfolur me Ledrin është kryefjala e sezonit veror. Vetë dyshja është parë së bashku në Ibiza e më pas gjithnjë e më shpesh në skenë.

Por duket se pushimet këtë herë po i bëjnë veç e veç. Në ato pak ditë të lira që Xhensila mund të gjejë në mes të sezonit, sigurisht që do të shkojnë vetëm për fëmijët e saj. Olta Gixhari ka ndezur rrjetet sociale me pozat e saj nga pushimet e gjata verore. E njohur për stilin e lirshëm dhe sensin e humorit, Olta këtë verë ka zgjedhur të tregojë anën e saj më sensuale, duke u shfaqur shpesh në bikini dhe “hot”.

Fotot e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët nuk kursejnë komplimentet për trupin e tonifikuar dhe format e saj tërheqëse. Aktorja duket se po shijon një verë të mbushur me relaks, udhëtime dhe diell, ndërsa çdo moment e ndan me fansat në Instagram.

Olta Gixhari prej kohësh është një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar. Edhe këtë herë, me imazhet provokuese në plazh, ajo ka rikonfirmuar se mbetet një nga personazhet më tërheqës të showbizit.

Moderatorja duket se këtë verë ka zgjedhur të gjejë qetësinë pranë njerëzve më të dashur. Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj, ajo ka nisur pushimet në bregdet së bashku me familjen, duke ndarë momente të ngrohta në rrjetet sociale. Në fotot e publikuara, Luana shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji pozitive, pranë motrës Marina, mamit dhe mbesës së vogël.

E natyrisht kur flasim për të, duhet të themi se pamjet që vijnë nga bregdeti janë të zjarrta. Moderatorja, di sesi të tregojë asetet që ka, edhe me postime të thjeshta që bënë në rrjetet sociale. Kjo verë për të ka pasur plot ditë të qeta dhe buzë detit, e ndërsa për fansat ka pasur foto vërtet të zjarrta në rrjetet sociale, që duhet thënë kanë marrë shumë komente dhe pëlqime.

Egli Tako, duket se po shijon ditët e verës mes pushimeve dhe udhëtimeve, këtë herë si një vajzë “single”. Pas ndarjes së përfolur nga reperi Gjesti, ajo ka zgjedhur të fokusohet tek vetja dhe tek momentet e qeta pranë miqve të saj. Në rrjetet sociale, Egli ka postuar foto nga destinacione bregdetare, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamjen e kuruar dhe stilin e saj karakteristik.